Para pak ditësh, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori disa kërcënime përmes e-mailit të saj. Ndaj ditën e sotme mësohet se Prokuria e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar informacion nga Policia e Kosovës lidhur me rastin konkret. Në kuadër të kësaj ka autorizuar Njësinë përkatëse të policisë që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me identifikimin dhe zbulimin e kryerësit të mundshëm të veprës penale”, deklaroi Arbnora Luta, zyrtare për komunikim në PSRK.
“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, shkruhej në mesazhin kërcënues që mbërriti në adresën e Osmanit.
Ndërsa nga Presidenca e Kosovës është bërë me dije se kërcënimi i fundit me jetë ndaj Osmanit nuk mbetet hera e parë sepse diçka e tillë ka ndodhur prej vitesh.


