Një përplasje e fortë verbale ndodhi në Zyrën Ovale gjatë një konference për shtyp të presidentit amerikan Donald Trump, pas një pyetjeje të papritur nga një gazetar mbi një dhuratë luksoze të bërë nga Katari – një avion Boeing 747-8.
Pyetja, që lidhej me arsyet dhe transparencën e kësaj dhurate, nxiti reagim të ashpër nga ana e presidentit 78-vjeçar, i cili e ndërpreu gazetarin, e ofendoi dhe më pas e përzuri nga salla.
“Ti duhet të zhdukesh që këtu. Çfarë lidhje ka kjo me aeroplanin e Katarit? Hesht. Nuk ke më të drejtë të bësh pyetje”, u shpreh Trump me nervozizëm, duke shtuar edhe një sulm ndaj kanalit NBC: “Kjo është përpjekje e NBC për të devijuar temën. Je një gazetar i tmerrshëm. Nuk je mjaftueshëm i zgjuar për këtë punë.”
Përplasja erdhi në një moment kur opinioni publik ka filluar të kërkojë më shumë transparencë mbi marrëdhëniet e SHBA me shtetet e Gjirit. Ndërkohë, Pentagoni ka konfirmuar zyrtarisht se ka pranuar avionin e përmendur nga Katari.
Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, deklaroi se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka firmosur dokumentacionin për pranimin e avionit, duke e cilësuar atë “një mjet strategjik për sigurinë dhe logjistikën presidenciale”.
Ky incident ka ndezur debat mbi raportet mes shtypit dhe administratës Trump, si dhe mbi natyrën e marrëdhënieve ushtarake dhe diplomatike të SHBA me aleatët në Lindjen e Mesme.
‘You are terrible! You are not smart enough to be a reporter.
President Donald Trump tears into an NBC reporter during a White House press conference and it’s glorious ✊
it’s refreshing to have a President who doesn’t care what the media thinks
— Benonwine (@benonwine) May 21, 2025


