E dashura e Liam Payne, Kate Cassidy, ka lëshuar një deklaratë pas vdekjes së tij.
Modelja thotë në Instagram se ndihet “plotësisht e humbur” dhe se “asgjë në ditët e fundit nuk është ndjerë e vërtetë”.
“Liam, engjëlli im. Ti je gjithçka për mua. Dua të dish se të kam dashur pa kushte dhe plotësisht. Do të vazhdoj të të dua për pjesën tjetër të jetës sime. Të dua Liam.”
Pse e dashura e Liam u largua nga hoteli disa orë para vdekjes tragjike të këngëtarit?
Payne dhe Cassidy ishin në lidhje prej dy vjetësh.
Dy ditë para vdekjes së këngëtares, Cassidy, 25 vjeç, u kthye në shtëpinë e saj në Florida, duke e lënë Payne në Argjentinë.

