TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga seanca plenare në oborrin e Kuvendit për të folur para gazetarëve.
Por në atë moment hoxha i Namazgjasë nisi të këndonte ezanin.
Ish- kryeministri nuk nisi të flaës, por priti derisa hoxha mbaroi ezanin.
Berisha ka thënë se ka dyshime nëse në xhami ishte vënë kaseta apo hoxha po këndonte vërtetë.
“Do ta presim, derisa të mbarojë, nëse është hoxha brenda. Se këta vendosin edhe kasetën. Ata që vendosin kasetën s’më pëlqejnë.”- dëgjohet të thotë Berisha duke komunikuar me gazetarët, por ata e sigurojnë se në xhami këndon gjithmonë hoxha./Radar.al


