Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rritj“Lufta” për Groenlandën, Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

    Programi i reformave 2026-2028/ Rritja ekonomike do jetë 4%! “Triumf” për turizmin, por jo për bujqësinë

    Mero Baze/ Përse opozitarët duhet të urojnë Edi Ramën për ftesën e Trumpit?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

    August 16, 2025
    Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

    Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë.

    Nga Australia në Zelandën e Re, nga Franca në Austri e Gjermani, turistë nga çdo cep i globit e kanë vendosur këtë fshat piktoresk në listën e tyre të vendeve më të dashura , dhe arsyet janë të pafundme.

    “Shiko ku jam: të zgjohesh në një ditë me diell, me qiell të kaltër, të rrethuar nga malet, në një fshat të bukur si Thethi, si mund të mos jetë një ditë e mirë. Jam nga Australia, e dua Thethin aq shumë sa kam ardhur në Shqipëri 8 javë më parë dhe në total, kam kaluar gati një muaj këtu në Theth, duke u larguar dhe kthyer përsëri, sepse e dua aq shumë. E rekomandoj shumë Thethin sepse shtëpitë e pritjes këtu janë thjesht të bukura dhe ndjesia këtu është thjesht magjike, është mistike, të jep ngrohtësi. Ti vjen në Theth, eksploron ujvarën, del për ecje tek Syri i Kaltër, noton në ujin e ftohtë, shkon në male, ha ushqim të mirë tradicional, pi me miqtë e tu. Nuk njoh ndonjë që s’do të vijë sërish apo nuk dëshiron të rrijë më gjatë.”

    ” Vij nga Austria, përshtypja jonë e parë për Thethin ishte e mrekullueshme sepse nuk e prisnim këtë lloj lëndine në mes të maleve. Është më thjeshtë, më relaksuese këtu sesa në Austri.”

    “Është e mrekullueshme, ne po e shijuam shumë të vinim këtu me motocikleta dhe u ndjemë shumë të relaksuar.”

    Të apasionuarit pas hiking e gjejnë Thethin si një strehë të përsosur për të eksploruar shtigjet malore. Thethi është një kombinim perfekt i natyrës së paprekur, traditës dhe mikpritjes shqiptare.

    “Ne na pëlqen të bëjmë hiking dhe na pëlqejnë njerëzit këtu, janë shumë të këndshëm dhe të ndihmojnë shumë me çdo gjë.”

    “Jemi nga Austria, ne na pëlqen natyra dhe vendosëm të vinim në Theth sepse kërkuam një vend më të largët. Ne shkuam tek Syri i Kaltër, natyrë shumë e bukur do të thoja dhe vetëm mund ta rekomandoj.”

    “Është shumë fantastike këtu, na pëlqeu shumë, është shumë impresionuese me kaq male, thjesht shumë bukur.”

    “Jemi nga Zelanda e Re, po e shijojmë atë, është shumë këndshëm, duket pak a shumë si malet Dalmat, na pëlqen kisha.”

    “Jam nga Franca, po kërkoja për një vend ku të bëja hiking në malet këtu, pashë këtë dhe disa njerëz ma rekomanduan nga Tirana. Po më pëlqen shumë, është shumë bukur, shiko malet, lumin, isha te Syri i Kaltër sot.”

    “Ne po bëjmë shtigjet e Majave të Ballkanit, u ndalëm këtu të vizitonim këtë kishë dhe të marrim një impresion nga Thethi. E zgjodhëm sepse i duam malet, shtigjet. Ne jemi nga Gjermania, shqiptarët janë shumë miqësorë, na pëlqen kjo gjë, i duam malet dhe kjo është përshtypja jonë e parë.”

    “Jam nga Skocia, e zgjodhëm Thethin nga Majat e Ballkanit, përshtypja e parë është shumë e këndshme, ushqim i mirë, biseda të këndshme dhe bujtinat shumë të këndshme. Mund ta rekomandoj vërtet, është një vend shumë i mirë në Shqipëri, është ndryshe nga Tirana ku ishim më parë.”

    “Jemi nga Australia, vendosëm të vinim në Theth nga pamja e maleve, është këndshëm të relaksohesh, siç tani që thjesht po lexoj, por pata mundësi të dal dhe të bëj hiking. Jam këtu të gjej një vend të këndshëm dhe të qetë, larg qytetit dhe të relaksohem dhe po, po e kam atë eksperiencë.”

    Për pronarët e bujtinave është koha për një vizion më të qartë për turizmin në zonë.

    Në Theth mund të gjejnë veten dhe aventurierët. Me zip line vizitorëve mund të shohin panoramën e fshatit nga lart dhe të kalojnë një përvojë të paharrueshme mes malesh

    Me bukuritë natyrore që mahnisin dhe aventurat që të ngrenë adrenalinën, Thethi vazhdon të fitojë zemrat e turistëve nga çdo e gjithe bota.

    Fshati piktoresk destinacioni më i kërkuar i të huajve Thethi përvojë që lë gjurmë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rritj“Lufta” për Groenlandën, Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

    January 17, 2026

    Programi i reformave 2026-2028/ Rritja ekonomike do jetë 4%! “Triumf” për turizmin, por jo për bujqësinë

    January 17, 2026

    Mero Baze/ Përse opozitarët duhet të urojnë Edi Ramën për ftesën e Trumpit?

    January 17, 2026

    Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.