Site icon Informohu siç duhet

Thellohet tragjedia e Koçanit/ Shkon në 62 numri i vi*timave, ndërron jetë një 23-vjeçar

Tragjedia në Koçan/ Si u kthye magazina e tapeteve në klub nate

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë sëVeriut ka bërë të ditur se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 62, pas ndarjes nga jeta të Stojançe Stefanov, 23 vjeç, nga Koçani.

I riu kishte marrë plagë të rënda dhe që nga dita e parë ishte dërguar për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore (VMA) në Beograd. Ai kishte djegie në 27 për qind të trupit dhe dëmtime të rënda pulmonare si pasojë e thithjes së tymit. Mjekët e kishin vendosur në aparat ECMO, një pajisje që ndihmon në oksigjenimin e gjakut jashtë trupit, por gjendja e tij kishte mbetur kritike përgjatë gjithë qëndrimit në spital.

Stefanov iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale më 4 prill, por plagët e thella dhe komplikimet e shumta nuk i lanë shanse për mbijetesë.

Ministria e Shëndetësisë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës dhe të gjithë të prekurit nga ngjarja tragjike në Koçan.

Exit mobile version