Informohu siç duhet

Thellohet skandali/ Zbulohet dokumenti, kolegji Wisdom zgjidhte dhe anëtarët e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri

Thellohet skandali me veprimtarinë në Shqipëri të Kolegjit Universitar Wisdom, i cili kishte qëllimin e vetëm të shiste diploma false për shtetasit italianë, sikpas hetimeve të prokurorisë në Itali.

Radar.al shkruan se Qendra Klinika Ligjore “Wisdom”, pjesë e Kolegjit Universitar Wisdom, ishte përzgjedhur nga Avokati i Popullit në Shqipëri si një nga kandidaturat e organizatave të shoqërisë civile. Pesë nga organizatat e shoqërisë civile, mes tyre dhe Wisdom do të kryenin verifikimin paraprak të anëtarit që do ishte nga shoqëria Civile në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, shkruan Radar.al.

Hetimi mbi skandalin me shitjen e diplomave dhe certifikatave false nga Tirana për shtetas italianë zbuloi se në krye të skemës së mashtrimit ishin dy administratorët e Kolegjit Universitar Wisdom në Tiranë, çifti Savino dhe Lucia Catalano.

NJOFTIMI I AVOKATIT TE POPULLIT

NJOFTIM PËR SHTYP
MBI PËRZGJEDHJEN E PESË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE TË CILAT
DO TË KRYEJNË VERIFIKIMIN PARAPRAK TË KANDIDATURAVE PËR
ANËTARIN QË PËRFAQËSON SHOQËRINË CIVILE NË KËSHILLIN E LARTË
GJYQËSOR DHE KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË
Më datë 20 shtator 2023, ora 15.00, në ambjentet e institucionit të Avokatit të Popullit u zhvillua
mbledhja e dytë e organizatave të shoqërisë civile që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë pjesë e
komisionit të shoqërisë civile.
Prezent në këtë takim ishin përfaqësuesit e organizatave të mëposhtme:
 Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”
 Qendra “Qëndresa Qytetare”
 Fondacioni “Kontribut për Edukim”
 Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm
 Qendra për Çështjet e Informimit Publik “Infoçip”
 Shoqata “Drejtësia Sociale”
 Klinika Ligjore “Wisdom”
Ndërkohë që nga Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë nuk mori pjesë asnjë përfaqësues.
Qëllimi i këtij takimi ishte zhvillimi i procedurave për përzgjedhjen me votim të fshehtë të
organizatave që do jenë anëtarë të komisionit të shoqërisë civile. Në përputhje me procedurat e
parashikuara nga nenet 56 dhe 154 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të
drejtësisë”, i ndryshuar, pas përfundimit të procesit të votimit pesë organizatat që morën më shumë
vota ishin si më poshtë:
 Qendra “Qëndresa Qytetare”
 Shoqata “Drejtësia Sociale”
 Klinika Ligjore “Wisdom”
 Fondacioni “Kontribut për Edukim”
 Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm

Exit mobile version