Site icon Informohu siç duhet

”The Sun”: Broja del me barelë gjatë Shqipëri-Angli, tifozët shqetësohen për të ardhmen e sulmuesit

Ish-mbrojtësi i Anglisë: Broja është klient i vështirë...

Sulmuesi shqiptar i Burnley, Armando Broja, 24 vjeç, u detyrua të largohej nga fusha me barelë gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, duke shqetësuar tifozët për të ardhmen e karrierës së tij në Premier League, raporton The Sun.

Broja, i lindur në Slough, nisi nga stoli dhe u fut në lojë në minutën e 75-të, por 10 minuta më vonë pësoi një dëmtim në këmbë gjatë një driblimi. Ai mori trajtim në fushë, para se të largohej i mbështetur nga stafi mjekësor.

Sulmuesi ka pasur një histori të gjatë me lëndime, përfshirë një këputje të ligamentit që e la jashtë për pjesën më të madhe të vitit 2023, teksa luante për Chelsea. Kjo e fundit duket se i ka dhënë goditjen përfundimtare entuziazmit të tifozëve, të cilët tashmë shqetësohen se kjo mund të jetë fund karriere për të në Premier League.

Broja debutoi te Chelsea në moshën 18-vjeçare kundër Evertonit (2020), ndërsa u bë i njohur gjatë huazimit te Southampton në sezonin 2021/22. Pas lëndimeve të shumta dhe huazimeve jo të suksesshme te Fulham dhe Everton, entuziazmi rreth tij është zbehur, ndërsa ai ende nuk ka shënuar në pesë paraqitjet e tij të para në Premier League me Burnley këtë sezon.

Ndeshja përfundoi me fitoren e Anglisë 2-0, e cila kryeson grupin me një rekord të përsosur.

Exit mobile version