Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Merr fund tersi/ Këto janë katër shenjat e horoskopit që pritet të kenë fat dhe mbarësi

    Nga sulmuesi i Kombëtares te ish-futbollistët e Superiores, kush janë 5 legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

    “Brenda mandatit shpallim sovranitetin energjetik”/ Rama: S’do jemi më të varur nga importi. Rrisim pagat për elektricistët dhe inxhinierët e OSHEE

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Thahet” për ujë Korfuzi/ Edhe Greqia kërkon të shtrijë tubacionin në Syrin e Kaltër? Mitsotakis: E nisim nga e para

    July 6, 2024

    GREQI– “Uji nga Shqipëria apo nga Sayada?”- me këtë titull hapet faqja e parë e gazetës greke Corfupress. Duke ju rikthyer sërish problemit më jetik për Korfuzin, por edhe për Lefkadhën, mungesës së ujit të pijshëm.

    Autoritetet greke janë të shqetësuara për verën e këtij viti dhe fatin e Korfuzit pasi nuk dinë si ta përballojnë problemin që kërcënon mirëqenien e banorëve dhe rrjedhën e turizmit teksa bëhet fjalë për furnizimin me ujë.

    Sikurse shkruajnë edhe mediat vendase, në Korfuz, me iniciativën e Guvernatorit të qarkut Yiannis Trepeklis në bashkëpunim me kryetarët e bashkive si dhe me ndërhyrje në pushtetin qendror, kërkohen ‘rrugëzgjidhje’ me një tubacion nga Greqia kontinentale, ndërsa në Lefkada, tubacioni ekzistues që furnizon ishullin, thuajse është jashtë funksionit.

    Mediat greke shkruajnë se organet lokale kanë vijuar kontaktet me zyrtarë të lartë të qeverisë, ku thuhet se kanë marrë “dritën jeshile” për të parë si zgjidhje premtuese, marrjen e ujit përmes një tubacioni nënujor drejt Korfuzit nga burimet në Syrin e Kaltër të Shqipërisë.

    Më tej Corfupress raporton  se qeveria greke duket se konsideron këtë projekt si mundësi e bashkëpunimit ndërshtetëror, që nuk do të ndikohet nga tensionet ndoshta të përkohshme që krijohen mes dy vendeve.

    Gjithashtu në artikullin e medias greke flitet për faktin se zona e jugut të Italisë pritet të furnizohet nga burimet ujore të Gjirokastrës, me një projekt që diskutohet kohët e fundit në programet trans-evropiane të financuar nga qeveria italiane, për ndërtimin e një tubacioni nënujor 85 km të gjatë me një kosto prej rreth 1 mld euro.

    Kyriakos Mitsotakis

    “Furnizimi me ujë i Korfuzit do të ekzaminohet nga baza zero.”-tha Kyriakos Mitsotakis për Yiannis Trepeklis gjatë ceremonisë së inaugurimit të projektit për krijimin e një gazsjellësi të ri nga Prefektura e Epirit në Lefkada, Arta dhe Preveza.

    Në këtë aktivitet, si dhe në takimin që i parapriu, Guvernatori i Qarkut i Ishujve Jon ngriti me Kryeministrin çështjen e nxehtë të problemit të furnizimit me ujë të ishullit Faiako./Radar.al

    Kyriakos Mitsotakis
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Merr fund tersi/ Këto janë katër shenjat e horoskopit që pritet të kenë fat dhe mbarësi

    November 10, 2025

    Nga sulmuesi i Kombëtares te ish-futbollistët e Superiores, kush janë 5 legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

    November 10, 2025

    “Brenda mandatit shpallim sovranitetin energjetik”/ Rama: S’do jemi më të varur nga importi. Rrisim pagat për elektricistët dhe inxhinierët e OSHEE

    November 10, 2025

    Rama: Sahatet e energjisë, do kalojmë në sistemin e matësave inteligjent

    November 10, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Merr fund tersi/ Këto janë katër shenjat e horoskopit që pritet të kenë fat dhe mbarësi

    Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, 10 Nëntor 2025

    Mos jini kategorik dhe të prerë/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.