Site icon Informohu siç duhet

Tha se e lidhi spiritualisht me kushëririn e ndjerë/ Edoni flet për Egli Takon: Do të fitojë Big Brother VIP

Tha se e lidhi spiritualisht me kushëririn e ndjerë/ Edoni flet për Egli Takon: Do të fitojë Big Brother VIP

Egli Tako dhe Edon Berani

TIRANË– Edon Berani ish-banori i Big Brother VIP Albania njëkohësisht edhe djali i Gilit, ku nënë e bir u tërhoqën nga loja sonte ka dhënë një intervistë në “Se Luan TOPI”.

Erjona Rusi e ka pyetur në lidhje me ndjenjat që ai ka ndaj Eglit, ndërsa ka shpeguar që arsyet që e kanë bërë të lidhet kaq shumë me ish-të dashurën e Olsi Bylykut janë disa.

Ai rrëfen se ajo kishte film të preferuar të njëjtin që Edoni dhe kushëriri i tij i ndjerë, Edi, pëlqenin. Gjithashtu i  ka parë Eglit një tatuazh të cilin po të njëjtë ka pasur në plan të realizonte edhe Edi.

Ai shpjegon se mbi të gjitha ajo i ka qëndruar afër, e sipmatizon ndërsa teksa Eriona e pyet nëse do ta presë derisa Egli të dalë nga bigu, ai thotë po.

Në fund të emisionit moderatorja e pyet se kush e fiton këtë vit BBV4, Edoni qesh dhe shprehet: Big Brother e fiton Egli Tako.

“Kur Egli ka ndarë historinë e saj me ankth dhe vuajtje, ajo më preku shumë, pasi ishte një histori që unë e kam përjetuar. Ishte një moment që më afroi shumë me të. Mu tregu realist, unë aty kam hyrë për të bërë lojë dhe ka qenë vendi i fundit që kam prit që të ndjenja diçka te fortë emocionale, i fundit. Egli kur ka fol rrëfimin e saj, vuajtjen e saj me ankth, më ka prekur shumë se ishte e njëjta histori që kam pasur edhe unë. Ka qenë hapi i parë që më ka afruar mua me të. Në të njëjtën kohë, ku u mërzit ajo që e ka treguar historinë, mua më është kthyer mungesa e djalit të xhaxhit tim, kam qenë gati të shpërthej në lot, se nuk shpërtheva në lot si njerëz normal, po… Kisha frikë të shpërtheja dhe e mbajta veten, ajo e pa që jam keq. Ajo që më ka bërë përshtypje, është se kur kemi fol tema të ndryshme, fillimisht fillova me ca pyetje, më doli se ka shenjë e horoskopit si mbesa ime, ishte shenjë e vogël, folëm për serialet, më tha që kishte të preferuar atë që unë dhe djalin i ndjerë i xhaxhait tim kemi pasur të preferuar dhe u shokova, se kurrë se kisha dëgjuar nga gocat që e pëlqenin. Ishte një shije e përbashkët. Po ashtu, më tregoi një tatuazh, e kishe bërë drynin e jetës, kur ma tregoi, është e njëjta që ka pas me bo i ndjeri djali i xhaxhit tim, që do bënte dorën e vet dhe mua. Aty pata një realizim spiritual, nuk ishte më lojë, por që gjerat u lidhën.” -tha Redoni në S’e luan Topi./Radar.al

Exit mobile version