Site icon Informohu siç duhet

Tetori Rozë/ Ministri Hoxha: Mamografia pa pagesë për punonjëset e MB-së, Policisë, Gardës, AMP-së dhe IKMT

Tetori Rozë/ Ministri Hoxha: Mamografia pa pagesë për punonjëset e MB-së, Policisë, Gardës, AMP-së dhe IKMT

TIRANË– Ditën e sotme, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha përmes një postimi në Facebook, në kuadër të “Tetorit Rozë” ka bërë me dije se Paketa e Programit Kombëtar të Depistimit të kancerit të gjirit mundëson diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin në kohë për çdo grua përmes ekzaminimeve sistematike si një paketë e integruar shërbimesh që ofron palpimin e gjirit dhe mamografisë.

Ndër të tjera Hoxha shkruan se gjatë gjithë muajit Tetor, mamografia do të mundësohet pa pagesë, pa ndjekur sistemin e referimit në çdo spital rajonal si dhe në njësitë e lëvizshme të ISHP, teksa inkurajon punonjëset e MB-së, Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, AMP-së dhe IKMT  të kryejnë kontrollet duke u kujdesur më shumë për veten.

POSTIMI I PLOTË:
Paketa e Programit Kombëtar të Depistimit të kancerit të gjirit mundëson diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin në kohë për çdo grua përmes ekzaminimeve sistematike si një paketë e integruar shërbimesh që ofron palpimin e gjirit dhe mamografisë, ekzaminimet e mëtejshme diagnostikuese dhe trajtimin me terapi sipas protokolleve më të mira klinike.
Gjatë muajit Tetor, mamografia pa pagesë mundësohet pa ndjekur sistemin e referimit në çdo spital rajonal si dhe në njësitë e lëvizshme të ISHP, ndaj inkurajoj edhe punonjëset e MB-së, Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, AMP-së, IKMT apo çdo institucioni varësie, të kryejnë kontrollet duke u kujdesur më shumë për veten
Exit mobile version