Tërmeti me magnitudë 6.2 që goditi Stambollin pasditen e sotme dhe pasgoditjet e forta që pasuan kanë shkaktuar alarm në Turqi. 151 persona kanë mbetur të plagosur, kur gjatë tërmetit të madh një pjesë e tyre janë hedhur nga lartësia.
Në total janë regjistruar 51 pasgoditje pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.2, sipas Ministrit të Brendshëm Ali Yerlikaya.
Ai thotë se më e forta nga këto pasgoditje ishte me magnitudë 5.9.
Yerlikaya shton se tërmeti me magnitudë 6.2 është regjistruar rreth shtatë kilometra nën tokë dhe ka zgjatur 13 sekonda.
Qendra e thirrjeve emergjente e Turqisë ka marrë deri tani mbi 6,000 thirrje, sipas tij, ku shumica e njerëzve kanë kontaktuar për të marrë informacion.
Kur tërmetet goditën lagjen qendrore të Stambollit, Beşiktaş, britma të forta u dëgjuan nga shtëpitë.
Njerëzit nuk dinin çfarë të bënin dhe dolën jashtë me panik.
Tani, shumë prej tyre mund t’i shohësh në rrugë me pizhamat e tyre, duke mbajtur çanta dhe kafshë shtëpiake.
Të gjithë janë në telefon, duke u përpjekur të lidhen me të dashurit e tyre. Trafiku është i bllokuar. Frika lexohet në çdo fytyrë.