Site icon Informohu siç duhet

Tërmeti i fuqishëm godet Kretën, epiqendra në det, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter goditi këtë të hënë detin në afërsi të ishullit të Kretës në Greqi, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme që u përjetuan në të gjithë territorin e ishullit.

Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik të Greqisë, epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur, në një thellësi prej 58 kilometrash, çka e bëri më të vogël ndikimin në sipërfaqe, por gjithsesi lëkundjet u ndjenë qartë nga banorët, veçanërisht në zonat jugore dhe qendrore të Kretës.

Fatmirësisht, pavarësisht intensitetit të tërmetit, autoritetet vendase kanë njoftuar se deri më tani nuk janë raportuar persona të lënduar apo dëme materiale. Shërbimet emergjente mbetën në gatishmëri pas lëkundjeve, por nuk është dashur ndërhyrje në terren.

Exit mobile version