Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 goditi sot rreth orës 14:00 me orën lokale, zonën e San Diegos në Kaliforni, si pjesë e një aktiviteti të dendur sizmik. Lëkundja u regjistrua rreth 46 kilometra nga Escondido, në një thellësi prej vetëm 13.4 kilometrash, dhe u ndje gjerësisht në jug të shtetit, përfshirë Los Anxhelesin.
Sipas zyrës së sherifit të San Diegos, deri më tani nuk ka raportime për dëme apo të lënduar. Epiqendra ishte pranë qytetit malor Julian, në lindje të San Diegos. Guvernatori Gavin Newsom është informuar për situatën, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin.