SANTORINI– Santorini është goditur nga një tërmet, duke shkaktuar panik dhe rikthyer frikën e një viti më parë.
Ekspertët e sizmiologjisë e cilësuan një tërmet mesatarisht të lehtë, me magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter.
Lëkundjet u regjistruan mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën detare të Santorinit, sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik.
Tërmeti ndodhi në orën 09:56, në një distancë prej afërsisht 9 kilometrash në verilindje të Megalohorit. Thellësia fokale vlerësohet në 9.3 kilometra. Santorini është goditur shpesh kohët e fundit nga lëkundje sizmike, për shkak se gjendet në një territor që cilësohet si një brez vullkanik dhe tepër i paqëndrueshëm./Radar.al
