Site icon Informohu siç duhet

Tërmeti 7.7 ballë në Myanmar/ Shembet xhamia në Mandalay, raportohen 10 viktima

Tërmeti 7.7 ballë në Myanmar/ Shembet xhamia në Mandalay, raportohen 10 viktima

MYANMAR-Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur nga tërmeti me magnitudë 7.7 ka në Mianmar, pasi një xhami në zonën e Mandalay u shemb.

Bëhet me dije se dhjetëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës. Dëshmitarët kanë thënë se pjesë të Pallatit Mbretëror historik në Mandalay ishin dëmtuar rëndë.

Goditja u ndje shumë edhe në Bangkok, kryeqyteti i Tajlandës fqinje, ku u shemb një rrokaqiell 30-katësh në ndërtim në zonën e Chatuchak. Kryeministri tajlandez Paetongtarn Shinawatra ndërpreu një vizitë në ishullin jugor të Phuket dhe, pasi mbajti një takim urgjent, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Bangkok./Radar.al 

Exit mobile version