Site icon Informohu siç duhet

Tërmeti 5.8 ballë tronditi vendin. Detaje shokuese: 69 persona u hodhën nga dritarja

Tërmeti 5.8 ballë tronditi vendin. Detaje shokuese: 69 persona u hodhën nga dritarja

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.8 Rihter u ndje shumë edhe në Turqi, rreth orës 2 të natës, ku shumica e banorëve ishin në gjumë.

Ndërsa në Greqi nuk u raportua për njerëz të lënduar, në Turqi bilanci mësohet se është tragjik.

Sipas “Sabah” mësohet se një 14-vjeçare humbi jetën si pasojë e një sulmi paniku gjatë tërmetit. Ndërsa thuhet se 69 personajanë plagosur, pasi janë hedhur nga lartësia për shkak të frikës.

Lëkundjet mësohet të kenë qenë të forta me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe janë ndjerë kryesisht në Mugla, Izmir, Antalia, Aydın, Denizli dhe Manisa.

“Gjatë tërmetit në Fethiye, vajza jonë 14-vjeçare Afranur Gunlu u dërgua në spital për shkak të një ataku paniku, por për fat të keq humbi jetën pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve. Në Mugla dhe rrethet e saj, 14 nga 69 qytetarët tanë që u hodhën nga lartësitë për shkak të panikut u trajtuan në spital. U uroj shëndet qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajt vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

 

 

Exit mobile version