Site icon Informohu siç duhet

“Tërmet nga poshtë dhe flakë nga lartë”- Rama mobilizon grupin: Në 11 maj marrim mandatin e 4

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist ka mobilizuar deputetët dhe të gjithë socialistët të shohin vetëm përpara me qëllim sigurimin e mandatit të katërt në zgjedhjet e 11 majit.

Duke iu referuar pozitave të Erion Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve, Rama tha se PS nuk tërhiqet me asnjë kosto.

“Ky është telegrami im i ngushëllimit, por unë dhe ju ne dhe PS nuk tërhiqemi me çfarëdo lloj çmimi dhe kostot. Fatura është këtu, baltë baltë baltë. Çeta e hajdutëve edhe pse jemi një çetë hajdutësh që kap hajdutë, ndihmon në kapjen e hajdutëve prap çeta e hajdutëve është.

Kokën lartë, shtrëngoni dhëmbët dhe në 11 maj na duhet flakë në çdo kuti votimi. Mavia duhet të bëhet e kuqe, mavia duhet të bëhet flakë, siç i ka qejf Braçja, tërmet nga poshtë dhe flak nga lartë. Mandati i katërt do të jetë mandati i standardeve. Vetëm përpara”-u shpreh Rama në përmbyllje të fjalës së tij./Radar.al

Exit mobile version