Përkeqësimi i motit, kryesisht era e fortë shkaktoi një incident në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit, ku një palmë u thye në mes dhe papritmas ra mbi tryezat dhe çadrat e një prej lokaleve buzë rrugës.
Fatmirësisht, nga ngjarja në fjalë mësohet se pati vetëm dëme materiale, pasi për shkak të motit të keq këmbësorët që qarkullonin në rrugë ishin të pakët.
Për rrjedhojë të ngjarjes policia bashkiake ka ndërhyrë për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur pengesat në qarkullimin e automjeteve.
Vijojnë punimet për sigurimin e hapësirës dhe për të parandaluar ndonjë incident tjetër të mundshëm.
LEXO EDHE:
Jo vetëm zonat veriore të vendit! Moti i keq përfshin dhe Vlorën. Ja si paraqitet situata
Moti i keq në vend/ Rrëshqitje masive dheu dhe bllokim të disa akseve rrugore në Shkodër