Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    I futen në shtrat pa leje, Brikena shpërthen në lot pas veprimeve të Rogertit dhe Artanit

    Boshnjakët padisin Dodikun për nxitje të urrejtjes pas deklaratave kundër myslimanëve

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Tentuan të hynin në Shqipëri me dr*gë, arrestohen 2 turq në Morinë

    April 18, 2025
    Tentuan të hynin në Shqipëri me dr*gë, arrestohen 2 turq në Morinë

    MORINË– Efektivët e policisë kanë arrestuar dy shtetas turq në pikën kufitare të Morinës, të cilët tentuan të hynin në Shqipëri me drogë me vete.

    “Shërbimet e Policisë Morinë kapën në flagrancë, A. D., 33 vjeç dhe D. T., 30 vjeç, të dy banues në Mal të Zi, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin u paraqitën në hyrje dhe kontrollit fizik ndaj tyre, u gjetën dhe u sekuestruan sasi të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa. Veprime procedurale për këtë rast u kryen në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës”, njofton policia.

    Gjithashtu është arrestuar edhe një shtetas që tentoi të kalonte kufirin me një automjet të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Brukseli si edhe një tjetër që tentoi të kalonte kufirin, ndërkohë që ishte në kërkim nga Policia e Krujës.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË: 

    DRKM Kukës/Intensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare, për goditjen e krimeve kufitare dhe kapjen e shtetasve që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të parregullt.

    Si rezultat i këtyre kontrolleve, shërbimet e Policisë Morinë kapën në flagrancë 4 shtetas:

    -1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin me një automjet të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Brukseli;

    -2 shtetas turq që tentuan të kalonin kufirin me lëndë narkotike kanabis me vete;

    -1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin, ndërkohë që ishte në kërkim nga Policia e Krujës.

    Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet procedurale respektive në Prokurorinë e Kukësit, për shtetasit:

    D. N., 46 vjeç banues në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”, pasi ka tentuar të hyjë në Shqipëri, me një automjet tip “Mercedes Benz” që rezultoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Brukseli, në vitin 2021. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

    A. D., 33 vjeç dhe D. T., 30 vjeç, të dy banues në Mal të Zi, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin u paraqitën në hyrje dhe kontrollit fizik ndaj tyre, u gjetën dhe u sekuestruan sasi të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa. Veprime procedurale për këtë rast u kryen në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës;

    Gjithashtu, Policia Kufitare kreu veprimet administrative për V. N., 50 vjeç, banues në Pukë, që tentoi të kalonte në Kosovë, në mënyrë të parregullt. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariatit i Policisë Krujë, që e kishte shpallur në kërkim shtetasin V. N., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    arrestohen 2 turq në Morinë morine shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    I futen në shtrat pa leje, Brikena shpërthen në lot pas veprimeve të Rogertit dhe Artanit

    February 11, 2026

    Boshnjakët padisin Dodikun për nxitje të urrejtjes pas deklaratave kundër myslimanëve

    February 11, 2026

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    February 11, 2026

    Ndërruan jetë tragjikisht në Itali/ Familja Kola përcillet të enjten për në banesën e fundit

    February 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 11 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.