Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje është arrestuar nga policia italiane. Policia bëri me dije se Kristian Lulaj, u lokalizua në Itali, u kap dhe u arrestua pasi ndaj ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” në Shqipëri.
Ky shtetas akuzohet se në fshatin Malikolaj, Velipojë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. P., 27 vjeç, për motive të dobëta.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.