Site icon Informohu siç duhet

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rriten/ Irani akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit dhe bllokim të qarkullimit

Garda Revolucionare: Anijet armike në Hormuz do të bllokohen në vorbull vdekjeprurëse

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit vijojnë të rriten, ndërsa Irani deklaron se nuk është e mundur rikthimi i qarkullimit normal detar për shkak të shkeljeve të armëpushimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryenegociatori iranian Mohammad Bagher Ghalibaf theksoi se kushtet aktuale nuk e lejojnë rihapjen e plotë të kësaj rruge strategjike për tregtinë globale të naftës. Ndërkohë, presidenti iranian Masoud Pezeshkian akuzoi SHBA-në për bllokadë, kërcënime dhe shkelje të angazhimeve, duke i konsideruar këto si pengesa kryesore për avancimin e negociatave.

Situata u përkeqësua pasi Irani sulmoi tre anije mallrash në ngushticë, ndërsa dy prej tyre u sekuestruan për “inspektim” nga Marina Revolucionare Islamike.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se ekziston mundësia që bisedimet mes dy vendeve të rifillojnë brenda pak ditësh, duke lënë të hapur një dritare për uljen e tensioneve përmes diplomacisë.

Në zhvillime të tjera në rajon, në Libani, presidenti Joseph Aoun bëri të ditur se janë duke u zhvilluar negociata me Izraeli për zgjatjen e armëpushimit mes palëve.


Exit mobile version