Site icon Informohu siç duhet

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Hasani: 5 shqiptarët që ndodhenin në Izrael janë larguar

TIRANË– Igli Hasani, Ministri i Jashtëm shqiptar ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se pesë shqiptarët që ndodheshin në Izrael janë larguar nga atje në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit.

Hasani shprehet se ata ndodhen në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri. Më tej, ministri bën me dije se largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.

NJOFTIMI I PLOTË:

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit. Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri.

Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.

Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë./Radar.al

Exit mobile version