Site icon Informohu siç duhet

Tensione në Kuvend/ Spiropali përjashton Agron Shehajn nga seanca pasi bllokon foltoren

TIRANË– Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca parlamentare deputetin Agron Shehaj pasi ai refuzoi të lironte foltoren.

“Deputeti Sali Berisha ka fjalën, apo të vijojmë me folësit e tjerë. Askush nuk mund të bllokojë foltoren. Uluni në vend, zhbllokoni foltoren. Ju tërheq vëmendjen, nëse e përsërisni ju jap vërejte. Mos krijoni skena të kota, do ju heq të drejtën e fjalës. Lësho foltoren se do ju përjashton nga seanca. Po qe për revolucion ta kalojnë ata. Fjalën ia kam dhënë një deputeti, s’;mund ta marrësh dot fjalën me dhunë. Për të qënë kopje të këqija të disa të tjerave janë më mirë origjinalët. Më mirë dëgjojmë origjinalët se sa ju”, tha ajo./Radar.al 

Exit mobile version