Site icon Informohu siç duhet

Tensione në Kuvend/ Noka: T’iu thuash juve hajdutë nuk është fyerje! Spiropali: Mos i qani hallin kalorësit që i varen këmbët

Tensione në Kuvend/ Noka: T’iu thuash juve hajdutë nuk është fyerje! Spiropali: Mos i qani hallin kalorësit që i varen këmbët

TIRANË– Ditën e sotme seanca plenare ka nisur me debate dhe tone të lartaë mes mazhorancës dhe opozitës. Gjatë interpelancës së kërkuar nga PD, mes Ina Zhupës dhe Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, demokratja e ka quajtur Manastirliun “hajdute”.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali i bëri thirrje opozitës të mos përdorë fjalor fyes ne Kuvend.

Menjëherë Flamur Noka është revoltuar dhe u shpreh se fjala hajdut nuk është fyerje por gjysma e së vërtetës për mazhorancën.

DEBATI: 

Noka: Në rast se deputetja drejton gishtin për abuzime vjedhje për arsim, për shëndetësinë që është vetëm e vjedhur kjo nuk do të thotë që po thyen etikën. Etikën e ka thyer edhe vetë kryeministri. T’ju thuash juve hajdut nuk është fyerje, është gjysma e së vërtetës.

Spiropali: Mos ngatërroni telashet tuaja te brendshme me tonat. Mbylleni mikrofonin, nuk është procedurë. Do t’ju jap masën e heqjes së fjalës. Mos i qani hallin kalorësit që i varen këmbët. Do t’ju hiqet e drejta e fjalës për fyerje. Uluni në vend, nuk e keni fjalën./Radar.al 

Exit mobile version