Site icon Informohu siç duhet

Tensione në Kuvend/ Gogu-Bardhit: Laj gojën para se të flasësh për ne

Tensione në Kuvend/ Gogu-Bardhit: Laj gojën para se të flasësh për ne

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, gjatë seancës së sotme ka replikuar në Kuvend me Gazment Bardhin.

Shkak i replikave mes tyre u bënë akuzat e Bardhit në lidhje me praninë në seancë të ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu.

Gogu i kujtoi Bardhit akuzat që ai ka bërë për Sali Berishën dhe Flamur Nokën.

“Qëndroji akuzave për babin e Zenit dhe Flamur Nokën, pastaj eja këtu. Qërro njëherë hasapet me kolegët e grupit tënd. Dhe pasi të të jetë larë goja me grupin tënd eja merru me ne”, i tha Gogu- Bardhit.

Ju kujtojmë se Gazment Bardhi ngriti akuza ndaj Flamur Nokës për fshehje të vilës 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Ndërkohë Sali Berishës i është referuar si “babi i Zenit” teksa e akuzonte për pengmarrje të PD-së.

Exit mobile version