Kominisioni Hetimor për të dhënat e TIMS ka vijuar me tensione e debate, teksa Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji iu drejtua anëtarëve të PS-së në komision, se ata janë duke kërcyer përpjetë, nga shqetësimi për paligjshmëritë që kanë bërë.
Pas fjalës së Salianjit anëtarët e PS kanë kërkuar 5 minuta pushim. Salianji tha se kërkesa miratohet.
Ervin Salianji: Mbledhja vazhdon, kush nuk do të kërcejë përpjetë.
Lefter Gështenja: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë një shuplakë për ju, edhe pse ne kemi reaguar ndaj ligjit…Nëse keni objektiv të prishni mbledhjen, është tjetër gjë. Të thirren dëshmitarët kryesorë, që janë përfshirë në skandal.
Toni Gogu cohet nga vendi
Ervin Salianji: Ikni nga karriget, siç do iu heqë dhe populli. Jeni të shqetësuar. Të fala të keni. Jeni të shqetësuar për malin e paligjshmërisë.
Toni Gogu: Duam 5 minuta pushim.
Ervin Salianji: 5 minuta pushim dhe rinisim mbledhjen. Shpresojmë mos të rrini nëpër tualete.