Pjesa e parë e derbit mes KF Tiranës dhe Partizanit u mbyll 0-1 në favor të ‘Demave të Kuq’ që shënuan me anë të Human pas 22 minutave lojë.
Fill pas golit të pësuar, disa tifozë ultras të KF Tiranës tentuan të futeshin në fushë, por u ndalën nga siguria.
Në videon e siguruar duket qartë një përleshje mes ultrasve dhe sigurisë, ndërsa prezenca e policisë bëri që situata të qetësohej brenda dy minutave.

