Site icon Informohu siç duhet

Tension dhe batuta në Kuvend/ Sula: Ju keni Prada dhe Gucci! Spiropali: Të kam parë, edhe ju nuk visheni keq

Tension dhe batuta në Kuvend/ Sula: Ju keni Prada dhe Gucci! Spiropali: Të kam parë, edhe ju nuk visheni keq

Dashnor Sula

TIRANË– Ditën e sotme në seancën plenare ka pasur debate dhe tensione ku nuk kanë munguar as batutat dhe ironitë në distancë. Në një moment deputeti demokrat Dashnor Sula  ka replikuar me kryeparlamentaren Elisa Spiropali.

Sula u ankua për procedurën dhe kohën e fjalës, kurse më tej u kujtoi socialistëve veshjet e shtrenjta dhe luksin.

“Pikat zonja kryetare i keni bashkuar në një të vetme, kjo është një shkelje. Nëse ju s’doni të ketë debat nga ana e opozitës dhe i bashkoni pikat për të ngushtuar numrin e diskutueseve nuk është normale, por shkelje e rregullores. Ka pasur incident dje dhe kanë hyrë në korridoret e gjykatës dy zonja dhe është kërkuar ndihmë nga punonjësit e gardës dhe policia nuk është paraqitur për ndihmë”, tha Sula për rendin e ditës dhe problematikat ligjore.

Spiropali iu përgjigj:

“Nuk është kjo tema e diskutimit, nuk është në seancë pyetjesh ministri, nuk ka debat për këtë çështje. Deri tek burri i dheut nuk e prisja, përmbahu tek procedura”.

Ndërsa Sula vijoi duke i kujtuar edhe veshjet.

“Zonjë e nderuar, se superzonjë vetëm një ka, ju keni Pradat, Gucci dhe firma të tjera!”- tha deputeti demorakt.

Spiropali replikoi në moment duke i thënë: Të kam parë, nuk vishesh keq as ti zoti Sula…”./Radar.al 

Exit mobile version