Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Tenderi 2.2 mln €/ Kreu i Prokurimeve Publike pritet të njihet me masën e sigurisë

    July 4, 2025
    Tenderi 2.2 mln €/ Kreu i Prokurimeve Publike pritet të njihet me masën e sigurisë

    TIRANË– Joniad Myzyri, Kreu i Prokurimeve Publike ka mbërritur mesditën e kësaj të premteje në Gjykatën e Posaçme.

    Burimet bëjnë me dije se Myzyri do të njihet me verifikimin e masës së sigurisë.

    Zyrtarët e pandehur

    Vilma Zhupaj
    Lindita Skeja
    Merita Zeqaj
    Enkelejda Bega
    Vladimir Hodaj
    Marjana Hasani
    Gerald Adhiaj

    Përfaqësuesit e kompanive

    Mehdi Lala
    Ndoc Kulla
    Ardian Kaza

    Tenderi 2.2 mln euro, shkeljet e konstatuara
    Jonaid Myzyri po hetohet për veprën penale “Shkelje e barazisë në tenderë” dhe “Shpërdorim detyre” për tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro. Dosja po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj, i cili ka vendosur të ndryshojë statusin e tij nga person nën hetim tashmë i pandehur dhe me masë sigurie “pezullim nga detyra” dhe “detyrim për t’u paraqitur”.

    Sipas SPAK, të gjithë personat akuzohen për “Shkelje të barazisë në tenderë”, duke pasur në fokus pikërisht abuzimet me tenderin për mirëmbajtjen e rrugës “Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Ura e Repsit”.

    Njoftimi i SPAK

    Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit penal 175/1 i vitit 2022*, me vendimin nr.61, datë 30.06.2025, ka caktuar masën e sigurisë ndaj shtetasit, J. M., i cili mban detyrën e Kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, i dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, të cilit i është komunikuar akuza.

    Masa e vendosur përfshin“Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, si edhe atë të sigurimit personal me karakter shtrëngues,“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dërguar për ekzekutim vendimin, nr.61, datë 30.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

    Objekti i këtij procedimi penal ka qenë procedura e prokurorimit, me nr. REF-65268-07-13-2020, “Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

    Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.

    Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës së mësipërme, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; A.M., dhe D.-1., ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara. Për këtë procedurë prokurimi janë marrë si të pandehur: J.M., V.Zh., L.S., M.Z., E.B., V.H., G.A., dhe A.H., të dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe shtetasit; M.L., N.K., dhe A.K., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal./Radar.al 

    Joniad Myzyri Tenderi 2.2 mln €
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    February 9, 2026

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    February 9, 2026

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    February 9, 2026

    Starmer nën presion, udhëheqësi laburist kërkon dorëheqjen e tij pas dosjes “Epstein”

    February 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Parashikimi i horoskopit 9 Shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.