Distanca nga kryeqyteti shpesh herë ka bërë që në bashkitë e vogla të abuzohet edhe më shumë.
E tillë është dhe skandali me Bashkinë e Klosit, e cila ka hapur thirrjen për një tender për organizim eventesh.
Në listën e eventeve për të cilat bëhet dhe tenderi për pije, shërbim transporti etj, është dhe festimi i 1 Qershorit, ditës së fëmijëve.
Specialistët e Bashkisë së Klosit me sa duket kanë harruar që tashmë jemi në korrik dhe 1 Qershori ka kaluar.
Kjo ngre dyshime se kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë abuzimi, që mund të kenë ndodhur edhe më parë në këtë bashki. Fillimisht bëhen aktivitetet dhe më pas letrat kopsiten me qetësi pas aktivitetit duke ia dhënë organizimin kompanive apo personave që janë “miq”.
Mbetet për t’u parë nse organet e drejtësisë do të hapin çështje për këtë tender, ku shihet se fituesi është i paracaktuar për t’ia dhënë kompanisë e cila organizoi “de facto” dhe 1 Qershorin.