Në TikTok është kthyer së fundmi në trend teknika e shtypjes së barkut, e cila çon në maksimum orgazmën femërore. Presioni i barkut, sado jo tërheqës të tingëllojë, sigurisht që bën një punë të mirë, sepse vajzat dhe gratë në rrjetet sociale tregojnë se janë të kënaqura.
Prej disa kohësh, audienca femërore e ka provuar këtë truk në dhomat e tyre të gjumit dhe më pas e ka ndarë përvojën në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah fuqinë e asaj shtytjeje të vogël në stomak. Trendi bazohet në faktin se nëse shtypni pjesën e poshtme të barkut të një gruaje gjatë seksit, mund të ndihmoni në stimulimin e pikës G. Sigurisht, duhet të keni kujdes kur përdorni këtë metodë dhe do të ishte mirë të shmangni presionin në stomak pas një vakti ose për shembull, nëse fshikëza është e mbushur plot.
Sipas seksologes SarahMulindwa, teknika ka kuptim për sa kohë që presioni nuk është shumë i fortë. Shpjegimi bazohet në ekzistencën e indeve në rajonin e legenit, duke përfshirë vagjinën dhe klitorisin dhe lidhja e tyre është e njohur. “Shpesh ne jemi tepër të fokusuar në aspektin e depërtimit dhe harrojmë mundësitë e kënaqësisë që vijnë nga stimulimi i pjesëve të tjera të trupit. Presioni i jashtëm mund të jetë jashtëzakonisht efektiv në aktivizimin e pikës G, stimulimin e klitorisit dhe lehtësimin e arritjes së orgazmës”-shpjegon Mulindwa,


