Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Gjermani-Itali: Merz shpreson tek pragmatizmi i Melonit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Temperatura deri në 42°C/ Shqipëria përvëlohet nga zjarret dhe vapa ekstreme

    August 13, 2025
    Temperatura deri në 42°C/ Shqipëria përvëlohet nga zjarret dhe vapa ekstreme
    Shqipëria nga veriu në jug në darën e të nxehtit dhe zjarreve, që po rrezikojnë zona të banuara dhe infrastrukturë. Forcat e emergjencës në terren në Gramsh.

    TIRANË– Temperatura deri në 42°C, qindra hektarë të shkrumbuara, dhjetëra banorë të evakuuar dhe një jetë e humbur: 24 vatra zjarri janë aktive nga veriu në jug të Shqipërisë, duke rrezikuar zona të banuara dhe infrastrukturë.

    Nga veriu në jug, Shqipëria ndodhet nën pushtetin e flakëve. Zjarret, të nxitura nga vapa përvëluese dhe erërat e forta, po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar banesa, fshatra, qytete dhe parqe kombëtare. Mbi 10 mijë forca të emergjencave civile, ushtrisë dhe policisë janë angazhuar në terren, ndërsa 5 helikopterë po ndërhyjnë nga ajri. Në Gramsh, një i moshuar humbi jetën, ndërsa flakët kanë shkrumbuar banesa dhe kanë detyruar evakuime urgjente.

    Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 64 vatra, prej të cilave 24 mbeten aktive. Autoritetet kanë shpallur evakuime urgjente në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, ndërsa forcat e emergjencës punojnë pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve.

    Zonat më të rrezikuara

    Rreth 24 vatra zjarri janë ende aktive, kryesisht në Delvinë, Dibër, Fushë Arrës, Gramsh dhe Tepelenë, duke kërcënuar zonat e banuara. Paraditen e 12 gushtit, një 80-vjeçar nga fshati Kullollas i Gramshit humbi jetën pasi zjarri që ndezi në kopshtin e banesës doli jashtë kontrollit. Flakët u përhapën me shpejtësi në disa fshatra, duke dëmtuar banesa dhe duke detyruar evakuime urgjente.

    Edhe Delvina ndodhet në një betejë të vazhdueshme me flakët përvëluese që prej gati 48 orësh. Të nxitura nga erërat e forta, ato kanë avancuar drejt qendrës urbane, duke detyruar zhvendosjen e qindra banorëve, përfshirë edhe pacientë nga spitali lokal. Janë raportuar banesa të djegura, ndërsa operacionet ajrore dhe tokësore vijojnë nën kushte të vështira. Situata mbetet veçanërisht kritike në zonat malore, si në shpatet e malit të Gjerë në Finiq apo në Parkun e Rëzomës, ku terreni i thyer dhe mungesa e rrugëve po pengojnë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të forcave në terren.

    10 mijë efektivë në luftë me flakët

    Përballë situatës kritike, mbi 10 mijë efektivë nga emergjencat civile, Forcat e Armatosura, policia dhe shërbimi zjarrfikës janë vendosur në terren në të gjithë vendin.

    Nga ajri po operojnë tre helikopterë në Gramsh dhe dy në Delvinë, të mbështetur nga mjete të ardhura nga Çekia dhe Sllovakia përmes Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile. Në zonat malore, ku qasja është e vështirë, po përdoren autobote dhe njësi të specializuara për transportin e ujit dhe logjistikën.

    Autoritetet paralajmërojnë se temperaturat deri në 42°C dhe erërat e forta mbeten rrezik serioz për riaktivizimin e vatrave të shuara dhe krijimin e zjarreve të reja. Qytetarëve u bëhet thirrje të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re.

    Zjarret ndezin debatin politik në Shqipëri

    Çdo sezon veror, temperaturat ekstreme dhe thatësira çojnë në dhjetëra vatra aktive në Shqipëri, duke vënë në provë kapacitetet e mbrojtjes civile. Vala e zjarreve ka ndezur debatin politik mes qeverisë dhe opozitës për menaxhimin e situatës dhe mungesën e mjeteve ajrore për fikjen e flakëve.

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për papërgjegjshmëri dhe korrupsion, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si “përgjegjësin kryesor për këtë katastrofë natyrore”. Ai kërkoi ndëshkim të ashpër për zjarrvënësit duke theksuar se “edhe zjarrvënia pa dashje duhet të parandalohet me çdo kusht”.

    Kryeministri Edi Rama u kundërpërgjigj duke theksuar, se Shqipëria ka “më shumë mjete ajrore se çdo vit më parë”, falë flotës vendase dhe ndihmës ndërkombëtare. Ai shtoi, se edhe vendet fqinje me flota të mëdha zjarrfikëse “po përcëllohen më keq se kurrë dhe se kurimi i pasojave nuk e zëvendëson adresimin e shkaqeve”./DW

    shqipëri Temperaturat 42°C vapa ekstreme
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani

    January 23, 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    January 23, 2026

    Gjermani-Itali: Merz shpreson tek pragmatizmi i Melonit

    January 23, 2026

    Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

    January 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 22 Janar 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 21 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.