Site icon Informohu siç duhet

Tedi Blushi uron Metën për ditëlindje: Urimet e përzemërta t’i kthejmë në votë

Tedi Blushi uron Metën për ditëlindje: Urimet e përzemërta t’i kthejmë në votë

Tedi Blushi dhe Ilir Meta

TIRANË– Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes nj postimi në rrjetet sociale ka uruar kreun  e PL Ilir Meta për ditëlindjen e tij, duke e quajtur atë një simbol të lirisë dhe demokracisë.

Ai ka shpërndarë një foto të Ilir Metës nga vendlindja e tij, Çepani, dhe ka shkruar se Meta feston sot, sipas tij, i izoluar politikisht nga ata që përfaqësojnë armiqtë më të ashpër të lirisë, dinjitetit, demokracisë, pluralizmit politik dhe kombit shqiptar.

 Urimi i Tedi Blushit:

Me këtë foto tonë në vendlindjen e tij të dashur, Çepan, i uroj Gëzuar Ditëlindjen edhe 100 vite të reja me shëndet të plotë, mbarësi dhe lumturi, Presidentit Ilir Meta, i cili padrejtësisht ndodhet sot i izoluar politikisht në ekstrem nga armiqtë më të egër të lirisë, dinjitetit njerëzor, demokracisë, pluralizmit politik dhe kombit shqiptar.

Lider patriot e guximtar, burrë shteti vizionar dhe misionar i kauzave të mëdha kombëtare, Ilir Meta është kthyer në simbolin më frymëzues të Lirisë, të Demokracisë, të qëndresës dhe rezistencës përballë së keqes, padrejtësisë dhe autokracisë.

Urimet më të përzemërta për Ilir Metën t’i kthejmë në votë plebishitare për të në Qarkun e Tiranës dhe në Fitore Madhështore më 11 Maj për t’u rikthyer Lirinë të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë!

Liria do të triumfojë! Malet tona më të larta janë simboli i pathyeshmërisë së tij dhe Partisë së Lirisë!/Radar.al 

Kryemadhi uron Metën në 56-vjetorin e lindjes: Dhuratën më të bukur…

Të shtënat me a*më zjarri, pla*oset 38-vjeçari në Kamëz

Exit mobile version