Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Little River, Karolina e Jugut, ku afro 11 persona janë plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri.
Policia e Qarkut Horry njoftoi se incidenti ka ndodhur rreth orës 21:30 pranë një moli në zonën e Intracoastal Ëaterëay, rreth 30 kilometra në verilindje të Myrtle Beach.
Për rrjedhojë menjëherë në vendngjarje mbërriti ambulanca e cila transportoi disa nga të plagosurit drejt spitalit. Ndërsa autoritetet konfirmuan se disa të tjerë kanë mbërritur në spital me mjete private.
Ngajrja në fjalë po trajtohet si një “incident i izoluar” dhe se nuk ka rrezik për komunitetin në këtë moment. Hetimet janë ende në vijim, ndërsa publikut i është kërkuar të shmangë zonën ku ndodhi ngjarja, për të mos penguar punën e forcave të sigurisë.
Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në orët në vijim.


