Site icon Informohu siç duhet

Të shtëna me ar*ë te “Megatek”/ Personi i arrestuar vëllai i autorit, gjendja e të pla*osurit

TIRANË– “Blutë” e Tiranës kanë dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme në parkimin e qendrës tregtare Megatek, ku për pasojë dy persona mbeten të plagosur, njëri me armë zjarri dhe tjetri me sende të forta.

NJOFTIMI I POLICISË: 

DVP Tiranë

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në hyrje të Domjes, ku u plagos me armë zjarri një 26-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 32-vjeçar, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, 26-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Arrestohet vëllai i 32-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë dhe u sekuestruan, 1 armë zjarri pistoletë, municion, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

26-vjeçari vijon të marrë mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

-G. M., 32 vjeç, banues në Domje.

Gjithashtu, u arrestua vëllai i 32-vjeçarit, shtetasi J. M, 36 vjeç, pasi në vijim të veprimeve hetimore, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri, municion luftarak, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme./Radar.al 

Exit mobile version