Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Memaliaj, ku sipas informacioneve paraprake dyshohet për një person të vrarë.
Burime policore bëjnë me dije se ngjarja është ende në zhvillim dhe detajet janë të kufizuara. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion zyrtar lidhur me këtë incident të rëndë.

