Policia e Conway ka konfirmuar se 11 persona u qëlluan me armë zjarri gjatë një tubimi në Parkun 5th Avenue mbrëmjen e së dielës në Arkansas, SHBA. Dy prej viktimave kanë humbur jetën, ndërsa nëntë të tjerët kanë mbetur të plagosur.
Policia qëndroi në vendngjarje për më shumë se 12 orë pas ngjarjes, duke mbajtur një prani të shtuar deri në mëngjesin e së hënës. Deri tani nuk janë publikuar identitetet e viktimave dhe as nuk është bërë i ditur ndonjë i dyshuar. Autoritetet pritet të mbajnë një konferencë për shtyp në ditët në vijim për të dhënë më shumë detaje.
Ngjarja ishte promovuar në rrjetet sociale si një aktivitet social i organizuar nga Universiteti i Arkansasit Qendror (UCA) dhe Universiteti i Arkansasit në Pine Bluff (UAPB). Të dy institucionet janë distancuar nga ngjarja, duke deklaruar se nuk kishin asnjë përfshirje zyrtare.
UCA ka sqaruar se logoja e tyre ishte përdorur pa leje në materialet promovuese të eventit.