Site icon Informohu siç duhet

Në kërkim për dhunën ndaj Prengës/ Gazetarja plas “b*mbën”: Motrat Berisha u larguan ilegalisht nga Shqipëria

TIRANË– Ngjarja e rëndë, e ndodhur në fillim të muajit Gusht në kryeqytet, mes motrave Berisha dhe modeles Klea Prenga vijon të jetë një temë e nxehtë edhe sot.

Mariela dhe Antonela Berisha janë shpallur në kërkim për dhunën brutale që ushtruan ndaj Prengës, ndërsa Policia e Shtetit më herët ka njoftuar se këto dy shtetase nuk janë larguar nga territori i Shqipërisë, ndërsa po punohet për gjetjen dhe arrestimin e tyre.

Por në emisionin “JETË SHQIPTARE” në RTSH, gazetarja Bleona ka zbuluar se dy motrat Berisha janë larguar ilegalisht nga Shqipëria, si fillim duke kaluar në Kosovë, për të arritur më pas në një vend të Europës, ku janë edhe sot.

“Nëse deri tani themi ku janë institucionet, zyrtarët e policisë, ky ësht një moment që ne themi që respekti dhe dinjiteti i çdo njërit nga ne, rrjedh nga familja. Dhe ato të dyja, dy motrat Berisha treguan që nuk e kanë. Pamjet janë masakruese. Nga informacionet që unë kam, menjëherë pas ngjarjes, në të gdhirë dy motrat Berisha me dy mjete të ndryshme kanë lëvizur dhe dyshohet se kanë ikur në Kosovë ilegalisht patjetër. Aty nuk kontrollohen pasaportat prandaj është edhe më e thjeshtë të kalosh. Dhe prej atje dyshohet se kanë ikur në një vend të BE-së.”

Exit mobile version