TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit të tij live me qytetarët në rubrikën ” SY m’SY” është shprehur se ata që mbështesin Sali Berishën janë gjysmakë dhe kjo sipas tij është opinion.
“Të shkosh pas kënetës je gjysmak dhe gjysma tjetër janë OK. Kjo është një ndarje që unë e bej sepse e besoj këtë gjë, të jesh gjysmak ose çyryk të mendosh akoma që me bufin e kënetës Shqipëria mund të ketë të ardhme. Ky është opinioni im. Si shpjegohet që BE dhe të gjitha organizatat prestigjioze, ato që vlerësojnë financat, luftën kundër korrupsionit etj, si shpjegohet që këto japin konkluzione në drejtimin e duhur. Budallenj janë edhe ata?! Pastaj habiteni pse populli voton të kundërtën, nuk ua fishkëllen opinioneve tuaja. Jo se është budalla, por është populli i mençur që të jep ujë me bisht të lugës. Popullit shqiptar po qe puna për politike nuk ja ha qeni shkopin. Po të kishte ndonjë kampionat botëror për politike, kampion do dilnin shqiptarët.”-shprehet Rama./Radar.al
Kur e ke pasur vizitën e fundit në SHBA?/ Rama ironizon Berishën: Ore u hoq ajo non grata?
Publikohen pamjet e arkëmortit të Papa Françeskut, planet për funeralin
Pas 184 ditësh izolim, Gjesti rikthehet në shtëpinë e tij (FOTO)
Pas 184 ditësh izolim, Gjesti rikthehet në shtëpinë e tij (FOTO)
Pse u riktheve?/ Berisha: S’kam ambicie për karrige, para dhe luks


