Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Greqi ku një foshnje 5-muajshe ka ndërruar jetë në ishullin Paros.
Sipas mediave greke, mësohet se nëna e fëmijës u paraqit në Qendrën Shëndetësore pasditen e së dielës.
Në momentin kur mbërritën në spital, foshnja ishte e pajetë, e mavijosur dhe nuk merrte frymë. Ndaj ajo u shpall e vdekur.
Mirëpo në lidhje me këtë ngjarje janë vënë në pranga nëna 37-vjeçare dhe babai 43-vjeçar.
Një çështje penale po hetohet për këtë rast, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të foshnjës pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.
Sipas protothema.gr, familja, e cila ka edhe tre fëmijë të tjerë më të rritur, kishte shkuar në plazh që herët në mëngjes e pasi ishte kthyer në shtëpi në mesditë, foshnja kishte vdekur.
Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e goditjes nga nxehtësia.
LEXO EDHE:
Federata serbe del kundër trajnerit pas ndeshjes me Shqipërinë, Stojkoviç: Është absurde që…

