Taulant Balla, ministri i Brendshëm ka deklaruar në një intervistë se policia shqiptare po bashkëpunon me autoritetet e Dubait për ekstradimin e një personi të përfshirë në krimin e organizuar.
“Të gjithë ata që kanë kryer çdo lloj krimi dhe që mendojnë se janë të pakapshëm duhet të dinë se autoritetet e Dubait nuk pranojnë të strehojnë persona të cilët i fshihen drejtësisë. Ne kemi një rast konkret ku po komunikojmë me autoritetet atje dhe po mbledhim të dhëna, dosja është depozituar.” –tha ai.

