Informohu siç duhet

Të pabindur, demokratët kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Berat

Ditën e sotme Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve Parlamentare të 11 majit në Qarkun Berat.

Burimet bëjnë me dije se demokratët kërkojnë pavlefshmëri të gjithë rezultatit.

Gjithashtu kërkohet dhe përsëritja e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore të këtij qarku.

Kujtojmë se në Berat, PS siguroi 5 mandate ndërsa PD vetëm 2./ Radar.al 

Exit mobile version