TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të vendosjes së trarëve dhe pagesave për parkim në hapësirat mes pallateve. Rama e quaj këtë situatë si si abuzive dhe skandaloze.
“Ajo është po aq pronë private sa është shkalla e pallatit apo sac janë ashensorët e pallateve që i përkasin atij komuniteti. Askush nuk ka mbi tokën rreth pallatit dhe mbi hapësirën mes pallateve më shumë të drejta se secili prej atyre banorëve që janë në ato pallate. Ju bëj thirrje atyre që zotërojnë të tilla asete, që nga trarët që vendosin për ti marrë lekë për parkim banorëve, në mënyrën me abuzive dhe skandaloze duke pretenduar se është pronë private…nuk ka pronë private sa kohë ajo është një hapësirë që nuk ka leje për të bërë një aktivitet të caktuar, duke filluar që nga parkimi. Nuk mund të vendosësh një tra në qytet me pretendimin se është prona jote, për të lejuar banorët që të paguajnë për të qenë zotër të vendit të vet. U bej thirrje që të fillojnë ti heqin vetë këto trarë dhe pengesa.”-tha Rama./Radar.al


