Moderatorja Megi Pojani ka disa vite që është përfolur se ndodhet në një lidhje intime me futbollistin Endri Çekiçi. Por as ajo, as sportisti nuk kanë folur kurrë për këtë raport, edhe pse janë parë shpesh në publik, në shoqërinë e njëri tjetrit.
Së fundmi në emisionin ‘Goca dhe Gra’, teksa pranoi se është e dashuruar dhe në një lidhje. në diskutimin pse nuk e nxjerr personin e zemrës në rrjetet sociale, Megi u shpreh se ai nuk është mall “për t’u shitur” që ajo ta postojë në rrjetet sociale, si influencere që është.
“Nëse unë jam Megi Pojani, një influencer që shet kremra fytyre, a e dini ju si mund ta shes unë të dashurin tim?”.
Megi shpjegon se nuk dëshiron të shesë të dashurin e saj për publikun.
“Fakt është që unë gjej larva, i bëj flutura dhe krahët dua t’ja përdor vetë”.

Kur futbollisti festoi 26-vjetorin e lindjes më 2023, dyshja kanë festuar bashkë dhe këtë e zbuloi motra e Megit, Ina Pojani. Ina ka ndarë një video nga një vilë private, në të njëjtin ambient me Çekiçin.
Megi tha se shpreson që kjo të jetë hera e fundit që flet për këtë çështje, duke theksuar se preferon të ruajë privatësinë e saj dhe të partnerit.
Romanca e Megit dhe Endrit u zbulua rreth vitit 2022, por ende nuk ka një konfirmim nga ana e tyre dhe mesa duket nga deklaratat e Megit, nuk do të ketë./Radar.al