Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha se presidenti Donald Trump do t’ia bëjë të qartë Vladimir Putinit gjatë takimit të së premtes në Alaska se sanksionet ndaj Moskës “mund të rriten, mund të lehtësohen dhe mund të kenë afate kohore”.
Në intervistë për Bloomberg, Bessent theksoi se “të gjitha opsionet janë në tryezë” dhe u bëri thirrje vendeve evropiane të bashkëpunojnë me SHBA për të rritur presionin ndaj Rusisë. Takimi Trump–Putin pritet të fokusohet në luftën në Ukrainë dhe të ardhmen e masave ndëshkuese ndaj Kremlinit.


