Informohu siç duhet

Ofendoi rëndë Gjestin, Jozi përjashtohet nga ‘Big Brother Vip’

TIRANË– Jozi është përjashtuar mesditën e sotme nga gara e ‘Big Brother Vip Albania 4’ Lajmi është bërë i ditur përmes një zarfi të zi që mbërriti në shtëpi, ku u lexua nga Laerti.

Një vendim ky që për gjysmën e shtëpisë shkaktoi mërzi e për të tjerët festë.

Ofendoi rëndë Gjestin, Jozi përjashtohet nga 'Big Brother Vip'

Ky vendim vjen pas sjelljes së Jozit gjatë orëve të para të mëngjesit, ku pas përfundimit të “Prime-t”, Jozi e quajti ‘kopil shkjau’ Gjestin, një deklaratë kjo tejet e rëndë që ka prekur shumë këngëtarin dhe krijoi reagime të shumta kudo nëpër rrjet, nga figura publike dhe jo vetëm./Radar.al 

Exit mobile version