Site icon Informohu siç duhet

Të dhënat nga operacioni i autoriteteve amerikane, 8 shqiptarë mes të transferuarve të dyshuar të ISIS-it në Irak

Tetë shtetas nga Shqiperia figurojnë në listën e anëtarëve të dyshuar të ISIS që janë transferuar nga Siri drejt Irak, sipas dokumenteve të publikuara në rrjet lidhur me operacionin e fundit të autoriteteve amerikane.

Lista përfshin 5.704 persona të ndaluar nga 61 kombësi të ndryshme, të cilët janë zhvendosur nga qendrat e paraburgimit në verilindje të Sirisë në dorëzim të autoriteteve irakiane.

Sipas të dhënave të bëra publike, në mesin e tyre rezultojnë:
8 shtetas nga Shqipëria
3 nga Kosova
1 nga Maqedonia e Veriut
23 nga Bosnje dhe Hercegovina
27 nga Gjermania
10 nga Mbretëria e Bashkuar
8 nga Belgjika
4 nga Franca
2 nga Shtetet e Bashkuara

Numrin më të madh e përbëjnë shtetasit sirianë (3.544), të ndjekur nga 467 irakianë, si dhe qindra persona nga vende të tjera arabe, evropiane dhe aziatike.

Sipas njoftimit të Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM), operacioni 23-ditor përfundoi më 12 shkurt dhe përfshiu transportimin ajror të mbi 5.700 luftëtarëve të dyshuar të ISIS-it nga objektet e ndalimit në Siri drejt Irakut.

Autoritetet amerikane kanë deklaruar se masa u ndërmor për të shmangur rrezikun e një arratisjeje masive, pas zhvillimeve të fundit në veri të Sirisë.

Nga ana tjetër, autoritetet irakiane kanë bërë të ditur se të ndaluarit do t’i nënshtrohen hetimeve dhe procedurave gjyqësore në përputhje me ligjin vendas.

Iraku ka kërkuar prej kohësh që vendet e origjinës të riatdhesojnë shtetasit e tyre të dyshuar për lidhje me ISIS-in, por ky proces ka mbetur i kufizuar, kryesisht duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Exit mobile version