Site icon Informohu siç duhet

‘Të dënohet me vdekje’- Tensione të larta, Leonard Duka për herë të parë në gjyq. Ja çfarë tha për vrasjen e Santiago Malkos

Në ambientet e GJKKO, u zhvillua seanca gjyqësore këtë të mërkurë për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, pasi autori i dyshuar Leonard Duka, u ekstradua nga Belgjika pak javë më parë.

I pranishëm në sallë, sot Duka ka mohuar përfshirjen në këtë krim të rëndë.

“Prokurori është i njëanshëm, më akuzon si organizator të vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam venë re qe do te më dënojë…Prokurori mos të korruptohet nga kriminelet e vendit por të beje detyrën. Prokurori po kërkon të me dënojë pa fakt pa asgjë”, ka thënë Duka.

Nëna e Malkos, ka shpërthyer në lot duke braktisur seancën, ndërsa GJKKO ka njoftuar se gjyqi do të shtyhet për datën 24 tetor.

Leonard Duka u paraqit për herë të parë në seancë që pas arrestimit dhe ekstradimit nga Belgjika, ku ishte arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim, teksa sot akuzoi prokurorin Behar Dibra si “të njëanshëm”

Në seancën që u shoqërua me tensione, akuza dhe debate të forta mes palëve, i pandehuri tha:

“Deklarimet e mia do i jap pasi të njihem me aktet. Do i jap deklarimet një herë tjetër. Dua më shumë kohë”.

Kurse prokurori i dosjes së SPAK, Behar Dibra, u shpreh:

“E konsideroj si kërkesë të padrejtë. Ne ramë dakord seancën e kaluar që ai të fliste sot”.

Këtu ka ndërhyrë përsëri mamaja e Mamaja e Santiagos, duke shkuar më tej me akuzat:

“Nuk ka çfarë lexon fare. Burgim me vdekje!”

LEXO EDHE

I mori jetën ish-policit, nis seanca ndaj Leonard Dukës. Nëna e Malkos me lot në sy: O qen si del aty

Exit mobile version