Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nëndeklarimi i pagave/ Tatimorët kontrolle në 9 agjenci imobiliare, evidentohen shkelje të rënda

    Renditja FIFA e janarit/ Shqipëria mbetet e 63-ta, Kosova ngjitet në vendin e 79-të

    I kërkuar për vra*je në Britani, 26-vjeçari vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Të bllokuar në Gaza/ Shqiptaro-palestinezi pret të takojë familjarët e tij: Janë në kushte të rënda

    January 18, 2025
    Të bllokuar në Gaza/ Shqiptaro-palestinezi pret të takojë familjarët e tij: Janë në kushte të rënda

    Ahmed Jaber nga nëna është shqiptar, ndërsa nga babai palestinez.

    Që prej nisjes së luftës në Gaza, komunikimi me familjarët e tij ka qenë vetëm përmes telefonit. Humbja e vëllait nga bombardimet teksa dilte nga shtëpia për të blerë ilaçe për të atin e sëmurë, ishte një dhimbje e madhe, të cilën ai e kaloi i vetëm.

    Arritja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, është një lajm shprese për Ahmedin, i cili do tu bashkohet menjëherë familjarëve në Gaza.

    “Kemi humbur shumë nga ana civile por kjo prapë për ne është fitore. Kam mamin dhe babin dhe vëllanë. E kemi humbur një vëlla. Lajmi më i mirë do jetë bashkimi jonë në Gaza dhe ishalla të rregullojmë shtëpinë tonë. Sa të futet armëpushimi dhe të hapet kufiri ishalla do jem nga personat e parë që do futem në Gaza se me të vërtet më ka marrë shumë malli edhe më mungon një përqafim nga mami se kam kaluar shumë strese, ankth dhe vetëm përqafimi mamit mund të më nxjerRë nga kjo situatë”, tha Ahmed Jaber.

    Ahmedi tregon se vështirësitë për familjen e tij kanë qenë të mëdha gjatë këtyre 15 muajve që ka zgjatur lufta në Gaza dhe se shpeshherë nuk ka mundur të flasë me ta për ditë të tëra, pa ditur nëse ishin ende gjallë.

    “Janë në veri, kanë kaluar shumë kushte të rënda, kanë qenë të izoluar në një dhomë të vogël për gati 90 ditë. Nuk kishin internet, ushqim hanin vetëm një herë në ditë që mos t’iu mbaronte”, tha Jaber.

    Tanimë Ahmedi është shpresëplot për të rindërtuar shkatërrimet e lëna pas nga lufta.

    “Duhet të kthehemi në Gaza. Gaza ka nevojë për ne. Duhet të kthehemi të gjithë, Gaza është shkatërruar, ta rregullojmë, ta kthejmë më bukur seç ishte”, tha Ahmed Jaber.

    Shqiptaro-palestinezi pret të takojë familjarët e tij Të bllokuar në Gaza
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nëndeklarimi i pagave/ Tatimorët kontrolle në 9 agjenci imobiliare, evidentohen shkelje të rënda

    January 20, 2026

    Renditja FIFA e janarit/ Shqipëria mbetet e 63-ta, Kosova ngjitet në vendin e 79-të

    January 20, 2026

    I kërkuar për vra*je në Britani, 26-vjeçari vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës

    January 20, 2026

    Dënim i rëndë për kri*et e ’97-ës/ 23 vite burg për ish-policin Tomor Çela

    January 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi 19 Janar 2026

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.